17:07 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pse futbollistët ulen në karrige që përdoren në makinat e garave?

Nëse e keni vënë re në këtë Botëror, por edhe në kompeticione tjera në futboll, lojtarët ulen në karrige të cilat janë të destinuara për makina të garave.

Pse pikërisht këto lloj ulësesh?

“Historia e karrigeve të makinave në fushat e futbollit egziston nga viti 1990” , deklaron Tilman Schaefer, përfaqësues i Recaro, një nga prodhuesit më të mëdhenj të karrigeve të makinave në Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Ai vazhdon duke thënë se pronari i Recaro në atë kohë, Ulrich Putsch, ishte në bordin e ekipit gjerman të futbollit F.C Kaiserslautern, dhe porositi një karrige të makinave sportive për trajnerin Kalli Felkkamp , sepse ai kishte probleme me shpinën.

Nuk kaloi shumë kohë dhe pjesa tjetër e skuadrës përfundoi dule u ulur në këto ulëse me porosi. Nga ajo kohë ato filluan të përdoreshin anembanë botës dhe edhe prodhuesit tjerë filluan të merreshin me këtë biznes.

Ekipet e tjera u bënë aq të ngazëllyera saqë porositën komplet ‘bankën rezervë’ nga RECARO – kështu që kjo u bë një projekt i veçantë shitjesh gjatë viteve.

Prodhuesit e tjerë të këtyre karrigeve- madje edhe prodhuesit e karrigeve për aeroplan – ndoqën linjën dhe filluan të furnizonin klubet të cilat i sponsorizonin.

Pra, kjo është një lloj standarti sot në fushën e futbollit ( në Japoni përdoren edhe në bejsboll) .

Sot, sipas Recaro, mbi 70 ekipe të futbollit – duke përfshirë Borussia Dortmund, Real Madrid, Debrecen dhe Ferencváros Budapest – përdorin këto karrige të Recaro-s. Ato janë shumë të rehatshme dhe poashtu kanë ngrohje për dimër. /IndeksOnline/