17:03 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Pse fytyra juaj ka nevojë çdo ditë për vitaminën C?

Jemi mësuar të marrim vitaminë C për të frenuar ftohjen e gripin, për të zvogëluar nivelin e stresit, për të rritur imunitetin por kurrë nuk e kemi ditur se po e njëjta vitaminë mund të bëjë mrekulli edhe në lëkurën tonë.

Cilat janë përfitimet?

Vitamina C jo vetëm që depërton në lëkurën tuaj për të luftuar dëmet e shkaktuara nga ajri i ndotur, por gjithashtu ndihmon në zbardhjen e pigmentit të fytyrës, ndalimin e inflamacionit dhe riparimin e lëkurës, transmeton Indeksonline.
Kjo vitaminë përpos këtyre efekteve, ajo po ashtu ka efekte anti-age. Me kolagjenin si përbërës, ajo e bën lëkurën më të re dhe më me shkëlqim.

Cilin lloj duhet ta përdorni?

kur vjen puna tek produktet me vitaminën C, duhet të dini se janë disa produkte që përmbajnë këtë vitaminë, por acidi L-askorbik konsiderohet të jetë më i miri sipas shkencës.

Sa shpesh duhet ta përdorni?

Produktet e fytyrës që përmbajnë vitaminë C janë të mrekullueshëm për fytyrën dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet ultravjollce por rekomandohen që të përdoren më së shumti gjatë mëngjesit. Kush dëshiron mund ta përdorë atë edhe gjatë natës./Indeksonline/