13:18 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Pse ilaçet kundër depresionit nuk funksionojnë në disa njerëz?

Një pengesë e madhe në trajtimin e depresionit është fakti se ndërsa ilaçet kundër depresionit janë një opsion efektiv, ato nuk funksionojnë te të gjithë njerëzit me depresion. Shkencëtarët raportojnë një zbulim që mund të shpjegojë se pse ndodhë një gjë e tillë.

Hulumtuesit zbulojnë një receptor që mund të formësojë nëse një person i përgjigjet një trajtimi të veçantë të ilaçeve kundër depresionit apo jo.

Marianne Müller dhe kolegët e saj nga Qendra Mjekësore Universitare Mainz dhe Instituti Psikologjik i Psikiatrisë, Max, të dy në Gjermani, zhvilluan hulumtimet e reja.

Gjetjet e tyre u botuan në revistën PLOS Biology.

Depresioni është një nga çrregullimet më të zakonshme të shëndetit mendor në Shtetet e Bashkuara, duke prekur rreth 16.1 milionë të rritur çdo vit, transmeton Indeksonline.

Në shumicën e rasteve të depresionit, psikoterapisë, ilaçeve antidepresive (siç janë frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës) ose një kombinim i të dyjave janë të përshkruara për të ndihmuar në trajtimin e simptomave. Megjithatë, vetëm një e treta e njerëzve me depresion përfitojnë nga antidepresantët që u përshkruhen.

Nuk ka një qasje të saktë rreth mënyrës së trajtimit të depresionit nëpërmjet një terapie të caktuar dhe terapitë për trajtim të depresionit funksiojnë në mënyra të ndryshme, të persona të ndryshëm./Indeksonline/