14:02 / E Premte, 14 Shtator 2018

Pse kufizimi i pagave të Realit është 66.5 milionë euro më i ulët se i Barçës?

La Liga është një nga kompeticionet më të interesante në futbollin botëror pavarësisht se është një garë mes dy klubeve – Real Madridit dhe Barcelonës.

Fuqia e këtyre klubeve është shumë më e madhe se e 18 klubeve të tjera, e cila është e reflektuar në shpenzimet e tyre gjatë tre sezoneve të kaluara.

Ndërkohë, e përditshmja spanjolle, Marca ka publikuar tri arsye pse Real Madridi detyrohet të shpenzojë më shumë se Barcelona këtë sezon në aspektin e detyrimeve financiare, transmeton IndeksOnline.

Së pari, Barcelona ka mbledhur më shumë të ardhura se Real Madridi vitin e kaluar kryesisht falë një marrëveshje me Nike dhe me shitjen e Neymar së bashku me gjashtë lojtarë të tjerë.

Pastaj, arsye tjetër është se ndryshe nga shumica e klubeve angleze, shumica e klubeve spanjolle janë ndarë në seksione të ndryshme për sportet e ndryshme si basketbolli, futsalli, dhe hendbolli.

Dhe për fund, Real Madridi kishte zgjedhur të kursejë pothuajse gjysmën e 105 milionë euro që gjeneroi nga largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit në projektet afatgjata siç është përmirësimi i stadiumit./IndeksOnline/