07:55 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pse lejleku `sjellë` foshnjat në këtë botë

Kur kemi qenë të vegjël, të gjithë kemi dëgjuar se si lejleku i sjellë foshnjat në këtë botë. Kjo gjithnjë do të mbetet përgjigja më e zakonshme për pyetjen e fëmijëve “Si vijnë foshnjat në këtë botë?”. Por, pse nga të gjitha kafshët, vetëm lejlekët sjellin foshnjat?

Pra, si ka mbetur ky “mit” që lejleku është zgjedhur për t’i sjell fëmijët?

Për shekuj me radhë lejlekët kanë lindur dhe jetuar në një mjedis me foshnjat dhe familjen. Pra janë tip i kafshëve që jetojnë në familje dhe kujdesën mjaft shumë për fëmijët. Madje edhe sot ata janë njësoj dhe janë një brez që gëzohen shumë kur iu vije në jetë një anëtar i ri.

Sipas disa mitologjive, lejleku shihet si simbol i besnikërisë dhe monogamisë, apo përfaqëson jetën në cilën të gjitha duan të martohen vetëm me një shpirt. E gjithë kjo mitologji në të cilën lejleku është përmendur në mënyra të ndryshme, ndoshta janë burimi i tregimit që sjellë fëmijën e lindur.

Emri i lejleku në shumë gjuhë tregon për lidhjen në mes të lindjes, fëmijë dhe nënës dhe është i lidhur me amësi. Në gjuhën hebraike lejleku ka kuptimin e fjalës nënë e bukur./BS/