08:32 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Pse Messi dhe Suarez injoruan lamtumirën e Iniestas?

Andres Iniesta ka dhënë njoftimin lamtumirës me Barcelonën në një konferencë të thirrur dje për media. Befasuese ishte mungesa e dy yjeve kryesorë të Barcelonës, Messit e Suarez.

Familjarë, gazetarë, bashkëlojtarë, zyrtarë të skuadrës e ndjekën nën lot lamtumirën e fenomeni spanjoll, por jo edhe Messi e Suarez.

Megjithatë, mediat katalonase japin lajmin se Iniesta është lajmëruar më herët nga dyshja latine për mungesën, të cilët kanë patur angazhime personale.

Megjithatë, Messi e Suarez thuhet se i kanë treguar Iniestës se do t’i përgatisin një ndejë lamtumirëse me të gjithë skuadrën./Indeksonline/