09:25 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pse nuk funksionoi mbrëmë në Kosovë Facebook-u, Instagrami dhe Whassapi?

Rrjetet sociale kryesore në botë; Facebook, Instagram dhe WhatsApp për disa orë kishin rënë nga sistemi.

Ndërprerja duket se ka prekur përdoruesit anembanë botës,me theks të veçantë rajonin verilindor të SHBA-së si dhe disa pjesë të Evropës duke përfshirë edhe Kosovën.

Ndërkohë, përdoruesit kanë raportuar se kanë probleme të hyjnë në shërbim, duke postuar komente dhe duke parë fotot, transmeton Indeksonline

Facebook shfaqi një mesazh gabimi për disa përdorues në faqen e saj: “Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një çështjeje të faqes. Ne presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutem provoni përsëri për pak minuta”,  thuhet në njoftimi zyrtar.