11:02 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

PSE PO IKIN QYTETARËT E KOSOVËS DREJT PËRENDIMIT ?

Shkruan: Shemsi Jashari

Qytetarët e këtij vendi e në veqanti të rinjët e kanë kuptuar se janë tradhëtuar nga politikanët e besa edhe nga prindërit e tyre. Pse dhe si nga Prindërit? Prindërit janë ata kanë bërë sakrifica të mëdha për ti rritur dhe për ti dërguar në shkollë duke ua plotësuar dëshirat sipas mundësive edhe të gjitha pa kursyer asgjë por, kanë dështuar në gjënë me kryesore të mundëshme, nuk kanë arritur për të krijuar një garanci të një sistemi politik të vlerave, sistem të shëndetshëm që gjeneron mirëqenje dhe siguri, ose qe krijon garë që brezi i ri ta ndryshoj këtë vend për mirë në të ardhmën.

Këta politikan arritën që këta prindër të këtij vendi, ti mashtrojnë dhe ti bëjnë pjesë të mëkatit të tyre të pafalshëm. Ata prindër që për interesa të ngushta të ditës kanë shitur votën, kanë bërë presion për votë, kanë tjetërsuar dhe vjedhur votën duhët të ndihen keq dhe të pendohen pasi, ata janë shkaku dhe janë fajtor që të rinjët , fëmijët e tyre po largohen të pashpresë nga vendi.

Duhet ti vëjnë gishtin kokës dhe të pendohen, pasi fajtor janë ata që kanë vjedhur votat, ata që kanë shitur votat, ata që kanë blerë votat. Sepse duke i vjedhur votat kanë sjellur dhe kanë mbajtur në pushtet njerëz që nuk e kanë merituar, kanë pamundësuar pastrimin e listave të partive politike, kanë sjellur në pushtet gangster, njerëz me ta kaluar kriminale, njerëz pa vlera, njeërz që kanë sabotuar luftën dhe kanë mbajtur pengë paqen, njerëz që kanë vjedhur dhe i kanë marrë gjithë të mirat këtij vendi, njerëz që po dëmtojnë rëndë vlerat me sublime të luftës për liri, si kanceri në trup dhe kanë lënë të ardhmën e fëmijëve të tanë të shkret dhe të pa shpresë.
Atë që ata kanë bërë dje, po kthehët si gurë mbi kokë të gjeneratës së re sot. Gjerata e re duhet të mësoj nga ky gabim fatal që ka bërë brezi i vjetër dhe të mos e bëjë më, duhet ta fillojë rezistencën nga brenda familjës, duke mos lejuar që prindër të pa përgjegjshëm të shesin votën për një interes afatshkurtër që dëmton interesin afatgjatë.

Të rinjët duhet të vazhdojnë që këndej e tutje drejt vlerave, nuk duhet të i mashtroj një deputet a kryetar komune, që vjenë me makinë të shtrenjtë (xhipa) e me gjëra të mira si gangëster. Gangëstert duhet ti refuzojmë tani e tutje, gangësterët duhët të vazhdojnë të bëjnë rivalitet në fushën e gangësterve e jo ne fushën e drejtimit të shtetit.

Në fushën e ndërtimit të shtetit, të ndërtimit të shoqërisë, ndërtimit të institucioneve duhët të jenë intelektualët, njerëzit me shkollë, njerëzit e ndershëm, njerëzit që fuçinë e tyre e kanë tek mendja dhe jo tek parat, muskujt e gjoksat, njerëzit që kanë fuqinë tek truri e jo tek lidhjet me krimin.
Të rinjët nuk duhet të bëjnë gabimin që bënë prindërit tanë , që gabuan duke u bërë pjesë e manipulimit të votes për interesa të ngushta afatëshkurtra.

Kjo na ka lënë këtu ku jemi, dikush duhet ti jap fundë kësaj praktike të keqe, vetëm të rinjët munden.

Ballafaqimi duhet të jetë prioritet para ikjës.