16:36 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pse qajnë bebet muajt e parë pas lindjes

Java e parë e lindjes së bebes, por vetëm një përqindje e caktuar e bebeve fatkeqësisht preken nga koliku, apo dhimbja e barkut.

Me gjithë përpjekjet e juaja për ta qetësuar dhe për t’i lehtësuar dhimbjet, asgjë nuk ndryshon.

Edhe pse kjo gjendje e bebeve është goxha e paqartë, ekzistojnë disa mënyra të cilat bebja juaj i përdor për t’iu treguar se ka dhimbje barku, dhe ju nuk duhet t’i injoroni.

Lajmi i mirë rreth kësaj çështje është që, sipas Kids Health, kjo dhimbje në përgjithësi tejkalohet përpara se bebja të arrijë në muajin e tretë apo të katërt, dhe zakonisht zgjatë 6 deri në 8 javët e para të lindjes.

Bazuar në raportin e përgatitur nga What to Expect, bebet me dhimbje barku zakonisht qajnë në pasditet e vona apo në mbrëmje.  Nëse keni mundësi, mbajeni një fletore dhe shënojini oraret kur fillon e qajtura e bebes, për të bërë ndërlidhjet më vonë./Indeksonline/.