16:38 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Pse shalqiri është super-ushqimi për fytyrën tuaj?

Një eksperte e bukurisë së kultit e cila po qëndron pas një maske për fytyrë nga shalqiri, ka zbuluar një mrekulli të bërë nga ky frutë.

Firma koreane Gloe Recpi thotë se maska e saj e re prej shalqirit ka përmbajtje 90 % shalqi dhe tashmë është duke bërë shitje vetëm bazuar në porositë që marrin.

Tani kjo maskë e fytyrës po kërkohet shumë përmes Instagramit nga gra të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Sipas kësaj marke ky frutë ka aftësinë për të zbutur infaminimin në lëkurë, ri hidraton atë dhe riparon të gjitha dëmet që shkakton ambienti i jashtë në fytyrë.

Ndryshe, shalqiri tradicionalisht përdoret në Kore për efektet e saj qetësuese dhe riparuese në lëkurën e dëmtuar apo të irrituar./Indeksonline/