14:24 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pse termometri i veshit është më efikasi?

Në treg ka në dispozicion termometër të ndryshëm ndërkaq gjithnjë e më shpesh, kanë filluar të përdoren edhe termometrat e ballit dhe të veshit.

Ky i fundit, thuhet të jetë një nga termometrat më efikas dhe më të rekomanduar për përdorim, transmeton Indeksonline.

Arsyeja e parë është se temperatura e veshit është e njëjtë me temperaturën rektale.

Së dyti, ky lloj termometri merr vetëm një sekondë kohë për të lexuar temperaturën. Ju mund ta masni temperaturën kur fëmija të jetë në gjumë dhe madje edhe nëse fëmija është shumë nervoz./Indeksonline/