10:02 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

PSG dëshiron Guardiolan

Pas marrëveshjes që duket se ka arritur Jose Mourinho të rinovojë kontratën me Manchester United, PSG ka ndryshuar synimin e tyre rreth gjetjes së një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga gazeta angleze Mirror, skuadra franceze ka propozuar të marrë shërbimet e Pep Guardiola, i cili ka një kontratë deri në qershor 2019.

Skuadra franceze, e cila verën që shkoi bëri një transfer rekord prej 222 milionë euro, është e gatshme që formalizojë një ofertë që trajneri katalanas vështirë mund ta refuzojë, gjithmonë sipas gazetës Mirror. /IndeksOnline/