16:45 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

PSG mund ta pësoj keq, po hetohet nga UEFA

Paris Saint-Germain është nën hetim nga UEFA, që ka dyshime në lidhje me të ardhurat e klubit francez nga reklamat.

Të ardhura këto që janë dy ose tri herë më të larta në krahasim me klubet e tjerë.

Drejtuesit e organit që drejton futbollin europian pritet të marrin një vendim në ditët e ardhshme.

Ky vendim mund të ketë pasoja për të ardhmen e kampionëve në fuqi të Francës, në rast se do të ishte negativ. /IndeksOnline/

 

Temat: