16:50 / E Premte, 13 Prill 2018

Publikohen ndryshimet në Gmail, dizajni i ri (Foto)

Mediat e afërta me kompaninë kanë publikuar ndryshimet që ka paralajmëruar Gmail dy ditë më parë.

Bëhet fjaë për një dizajn më ndryshe, më të lehtë, por me disa risi të reja. Të gjithë butonët klikues tani janë zëvëndësuar nga ikona dhe vërehen më qartë.

Mundësi e re është edhe mundësia për të shtyrë leximin e emailit për disa orë, ditë, javë, apo një datë specifike.

Bie në sy edhe hapësira në anën e djathtë e cila do të jetë e mbushur me disa aplikacione./Indeksonline/

 

Temat: