12:35 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Publikohet orari i javës së parë në IPKO Superligën e Kosovës

Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e parë të IPKO Superligës që nis këtë fundjavë.

Edicionin e ri të garave e hapin dy ndeshjet që zhvillohen të shtunën, ku takohen Feronikeli – Trepça’89 dhe Llapi – Drenica, derisa tri ndeshje luhen të dielën.

Kurse javën e përmbyll ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, që luhet të hënën në orën 19:45 nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton IndeksOnline.

Orari i ndeshjeve të javës së parë në IPKO Superligë:

E shtunë – ora 16:45

Feronikeli – Trepça ’89

Llapi – Drenica

E diele  – ora 16:45

Drita – KEK-u

Liria – Ballkani

Flamurtari – Ferizaj

E hënë – ora 19:45

Prishtina – Gjilani./IndeksOnline/