23:54 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Punë e kryer, nesër Shaqiri zbarkon në “Anfield”

Xherdan Shaqiri do të jetë transferimi i radhës i Liverpoolit.

Ylli i Stoke Cityt ka arritur marrëveshje me gjigantin e PremierLigës. Ai pritet që nesër t’i kryejë testet mjekësore dhe të prezantohet si futbollist “The Reds”, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave angleze, Livepooli do t’i paguajë plotë 13.5 milionë funta.

Ndryshe, Shaqiri u transferua në PremierLigë nga skuadra e Interit. Ai me “The Potters” u paraqit afro 100 herë dhe shënoi 18 gola./IndeksOnline/