15:05 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Punët më të rrezikshme në të cilat njerëzit vdesin dhe lëndohen më së shumti

Kur përmendet fjala ‘punë të rrezikshme’, mund të të shkojë mendja tek stërvitësit e luanëve apo tek aktoret që zëvendësojnë aktoret kryesore tek skenat e rrezikshme. Por punët që vdesin dhe lëndohen më së shumti njerëzit, do të ju befasojnë, transmeton Indeksonline.

Infermierë/e

Ndër punët më të rrezikshme konsiderohet puna e infermierëve. Të jesh infermierë/e do të thotë të jesh çdo ditë përball rrezikut. Statistikat tregojnë që nga viti 1981 deri në vitin 2010 në Amerikë 143 raste janë paraqitur nga infermierët që janë infektuar me virusin HIV.  Kurse në vitin 2015 në të gjithë botën kanë vdekur 500 infermierë nga virusi Ebola.

Punëtorë ndërtimtarie

Në vitin 2016 në Amerikë u regjistruan 182 raste të punëtoreve të ndërtimtarisë që kanë përfunduar me fatalitet. Ky ishte numër rekord.

Vozitës Kamioni

Në vitin 2016, 918 persona kanë vdekur sa kanë qenë duke vozitur kamionë. Kjo punë është renditur si puna më e rrezikshme në Australi pasi që në vitin 2017, 197 persona kishin vdekur.

Peshkatar

44 njerëz kanë vdekur në vitin 2016, kurse 3510 raste janë regjistruar që kanë pësuar lëndime. duke kryer punën e peshkatarit

Fermerë

Në vitin 2016, janë regjistruar 593 raste të fermerëve që kanë pësuar lëndime fatale duke kryer punën e tyre. Në Angli në të njëjtin vit kanë vdekur 27 fermerë.

Mësues 

Nga viti 2009 deri në vitin 2016 mbi 8000 mësues/e janë sulmuar në shkolla

Rojtarë

Në vitin 2016 , kanë vdekur 35 rojtarë në vendin e tyre të punës. /Indeksonline/

Temat: