18:17 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Punëtorët e FIAT-it hyjnë në grevë, shkak transferimi i Ronaldos

Punëtorët e Fiat-it në fabrikën Melfi, e cila ndodhet në Italinë jugore, kanë vendosur të hyjnë në grevë javën e ardhshme mbi transferimin prej 105 milionë euro të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus.

Pas raportimeve se disa nga tarifat e Ronaldos do të paguhen nga kompania mëmë Exor e Juventusit, e cila gjithashtu zotëron Fiat dhe Ferrarin, Unione Sindacale di Base ka vendosur të hyjë në grevë në FCA Melfi, që thuhet se do të zgjasë nga 15 deri më 17 korrik, transmeton IndeksOnline.

Bashkimi i punëtorëve për grevë vjen me arsyen se ndërsa ata janë detyruar të ulin shpenzimet për vite, marka po kontribuon miliona për një individ të vetëm.

“Është e papranueshme që ndërsa punonjësit e FCA dhe CNHI vazhdojnë të bëjnë sakrifica të mëdha ekonomike, kompania pastaj shpenzon qindra miliona euro për blerjen e një lojtari”, thanë ata në një deklaratë zyrtare, raporton Football Italia.

“Dhe ndërsa punëtorët dhe familjet e tyre shtrëngojnë rripat e tyre gjithnjë e më shumë, kompania vendos të investojë shumë para në një burim të vetëm njerëzor! A është kjo e drejtë? Është normale që një person të fitojë miliona, ndërsa mijëra familje nuk mund të shkojnë deri në mes të muajit? ”

“Ne jemi të gjithë punonjës të të njëjtit pronar, por ky ndryshim në trajtim nuk mund dhe nuk duhet të pranohet. Punëtorët e Fiat kanë bërë pasuri të kompanisë për tre gjeneratat e fundit, por në këmbim ata kanë marrë vetëm një jetë mjerimi” thuhet tutje në deklaratën e tyre. /IndeksOnline/