14:59 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Punëtoria në Ferizaj përfshihet nga zjarri (Foto)

Zjarr i madh ka përfshirë sot një punëtori automekanike në fshatin Gërlic të Ferizajt.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Zjarri ka ndodhur në fshatin Gërlic të Ferizajt, janë djegur disa goma dhe pajisje në punëtorinë e mekanikës zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Gashi.

Më poshtë fotografi nga zjarri në punëtori. /Indeksonline/

Temat: