21:08 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Punoi me motrat Vjollca, ja çfarë thotë bashkëpunëtori i tyre

Largimi i Marina Vjollcës nga “Top Channel” në “TV Klan” bëri bujë, por ai që po ja ndjen shumë mungesën është moderatori Edi Manushi me të cilin Marina ka bashkëpunuar prej 10 vitesh.

Sot Marina është pjesë e “TV Klan” ndërsa Manushi së fundmi ishte pjesë e emisionit të motrës së saj, Luanës. I ftuar sot në “Kush vjen për drekë”, moderatori Edi Manushi gjatë intervistës u pyet se cilën nga motrat ka të preferuar dhe përgjigja e tij ishte Marina.

“Të dyja janë të mira, janë shumë interesante, por unë preferoj më shumë Marinën, Marina është më e bukur. Marina është super. E ke parasysh shprehjen t’ia këpusësh kokën? Ashtu është Marina. Sa i përket moderimit të dyja janë komode, por me Marinën kam bashkëpunim më të gjatë, prej dhjetë vitesh tashmë. Çfarëdo projekti t’i japësh ajo e bën. Marina është shumë e mirë”, u shpreh Manushi.