16:24 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Punonjësit shëndetësor kundërshtojnë pagat sipas draft Ligjit për Paga

Përfaqësuesit e Odës së Mjekëve, Infermiereve, Farmacistëve dhe Fizioterapistëve të Republikës së Kosovës, përmes një deklarate të përbashkët kanë reaguar ndaj draft Ligjit për Paga.

Në dokumentin dërguar mediave, kryetarët e odave të mjekëve, infermierëve , farmacistëve dhe fizioterapistëve kanë thënë se “çdo propozim që bie ndesh me propozimet e harmonizuara mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor do të jetë i papranueshëm për komunitetin e profesionistëve shëndetësor”./Indeksonline/

Më poshtë shiko dokumentin: