16:53 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pushimet për Xhensilën nuk kanë të ndalur (Foto)

Për njërën prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare, Xhensila Myrtezaj, siç duket pushimet dimërore nuk kanë fund.

Para disa ditësh këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj, Besin, kaluan disa ditë në ishullin grek Santorini. Ndërkaq, sot Xhensila ka publikuar një foto nga qyteti i Milanos, shkruan Indeksonline.

Xhensila dhe Besi u martuan në shtator të vitit të kaluar në një dasmë madhështore, ndërsa para disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se ajo është shtatzënë, por që këngëtarja e mohoi./Indeksonline/