16:10 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pushimi në Jal Kamping, trendi në rritje i të rinjve të Kosovës

Tashmë kur po fillojnë muajt e verës, ofertat për pushime në bregdetet e ndryshme sa vijnë e shtohen, por një mundësi pushimi e cila në karakter më e veçantë se të tjerat, po i tërheq të rinjtë nga Kosova duket të jetë organizimi i Jal Kampingut. Jala e cila gjendet në jugun e Shqipërisë, pritet të jetë edhe këtë vit destinacioni i shumë të rinjve të cilët po e gjejnë veten në organizimet e kampingut në afërsi të njërës nga plazhet më të bukura të Shqipërisë.

Sipas organizatorit Valdrin Ahmeti, kombinimi mes plazheve fantastike të Jalës, pushimit në natyrë të hapur dhe kostos së përballueshme, është ajo që i bën të rinjtë ta shohin Jal Kampingun  si opsionin më të mirë për pushime verore.

“Në ofertat tona përfshihet udhëtimi nga Prishtina e Prizreni për në Jal dhe anasjelltas, fjetja në tendat e pajisura me sfungjerë e jastëk, mëngjesi dhe darka në hapësirat e kampingut. Përveç këtyre ajo çfarë i pret të gjithë pushuesit është shumë kënaqësi, argëtim dhe shijim i bukurive përrallore të bregdetit shqiptar”, thotë ndër të tjera Ahmeti.

Përveç hapësirave rekreative kampingu është i pajisur edhe me toalete dhe tushe të cilat mirëmbahen gjatë gjithë kohës nga stafi i kampingut. Organizime e kampingut nuk ndalojnë vetëm në shijim të bukurive të bregdetit, por organizimet janë të shpeshta edhe me këngëtarë e me bende të cilat përformojnë live në kamping kryesisht gjatë vikendeve.

Sipas organizatorit, këtë vit pritet fluks më i madh i turistëve në Jal Kamping, kjo edhe për shkak të investimeve në ifrastrukturës që janë bërë në Jalë me shëtitoren e re. E neve nuk na mbetet tjetër përveçse t’ju paraqesim këto fotografi të mrekullueshme  të bukurive të bregdetit shqiptar.