17:59 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Pushoi më shumë se një vit, Williams në finale të Wimbledon (Video)

Serena Williams është kualifikuar për në finale të Wimbledonit.

Pasi pushoi një vitë e gjysmë, për shkak të lindjes së fëmijës, Williams siguroi finalen duke mposhtur 2 me 0 në sete, Julia Goerges, (6-2 dhe 6-4), shkruan IndeksOnline.

36-vjeçarja nga Amerika, nëse arrin të triumfoj në finale, do të arrijë shifrën e 8 titujve të Wimbledon.

Kujtojmë që Williams do të takohet me Angelique Kerber në finale më 14 korrik nga ora 15:00./IndeksOnline/