23:24 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Putin me ndihmën e Trump ngulfat opozitën ruse

Nëntorin e kaluar, Igor Rudnikov ishte në banesën e tij në Kaliningrad, kur i erdhën vizitorë të papritur.

Ata ishin pjesëtarë të maskuar të FSB-së që arrestuan deputetin parlamentar, njërin nga kundërshtarët e Putinit, pasi thuhej se ishte përpjekur të shantazhojë një zyrtar të lartë.

Rudnikov fitoi një reputacion si gazetar në gazetën “Novye Kolyosa”, në të cilën ai boton tekste mbi autoritetin e korruptuar dhe këtë herë shkroi një tekst se si Viktor Ledenov mori një vilë luksoze në liqen. Leden është një njeri i besuar i Putinit dhe një nga njerëzit kryesorë të të ashtuquajturve. Sledkoma – Agjencia Kundër Korrupsionit.

Ai hodhi poshtë akuzat se kishte kërkuar nga Ledenov 50.000 dollarë që të mos e publikojë shkrimin. Gjatë hetimeve në FSB Rudnikov u rrah derisa humbi vetëdijen, transmeton KosovaPress.

Por shantazhi nuk është problemi i vetëm i Rudnikov. Zyrtarët e FSB-së, përndryshe pasardhës të KGB famëkeqe, gjetën kartën e gjelbër amerikane gjatë kontrollit të tij. Që nga 2014, kur atmosfera antiperëndimore ishte e shfrenuar në Rusi për shkak të luftës në Ukrainën lindore, u miratua një ligj për trajtimin e shtetësisë së dyfishtë ose vendbanimin si një vepër penale.

Rudnikov serish hodhi poshtë akuzën, por sapo dëgjuan se në banesën e tij ishte gjetur karta e gjelbër, në parlamentin rajonal të Kalinjingradit u votua për heqjen e së drejtës së tij si deputet.

Kur Rudnikov u përball me drejtësi, hetuesit arritën në përfundimin se ata kishin prova nga qeveria e SHBA-së. Prokurorët paraqitën atë që ata e identifikuan si një kopje të letrës – të ashtuquajtur notë diplomatike nga Ambasada e SHBA në Moskë te Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Dokumenti thotë se Rudnikov ishte në SHBA dhe kishte një kartë të gjelbër nga gushti i vitit 2013.

Shpalosja e deklaratës së supozuar të SHBA ishte një bombë e vërtetë mediale që prodhoi një skandal potencial në të dy vendet. Gjegjësisht, nëse kjo letër ishte e vërtetë, atëherë Trump kishte thyer një praktikë dhe protokoll diplomatik afatgjatë për të ndihmuar Rusinë të heshtë një opozitat rus.

Ish-diplomatët dhe ekspertët e emigracionit thonë se dërgimi i informacioneve për qeveritë e huaja për të huajt që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte e pazakontë në rrethana të tilla, veçanërisht kur ai i dha një informacion të tillë kundërshtarit të tij politik, dhe kjo është Rusia.

Ish-diplomatët e Departamentit të Shtetit konfirmuan për Newsweek se SHBA ka të drejtë të kundërshtojë çdo kërkesë ruse për informacion rreth Rudnikov. Megjithatë, Rudnikov dhe avokati i tij kanë teorinë e tyre. Ata argumentojnë se dokumentet e paraqitura në gjykatë nga zyra e prokurorisë janë në fakt një letër e rreme.

Pavarësisht të gjithave, gjykata e pranoi notën e dyshimtë diplomatike si një arsye për të refuzuar apelin e Rudnikov për lirim me kusht, pasi tani ekzistonte një dyshim i arsyeshëm se ai mund të arratisej nga vendi, transmeton KosovaPress.

Media shtetërore shkoi një hap më tej, duke sugjeruar se Rudnikov është spiun amerikan. Kanalet kombëtare televizive nën kontrollin e Kremlinit kishin edhe fotot private të Rudnikov që u bënë gjatë vizitave të tij private në SHBA. Aty duket edhe djali i tij – një adoleshent që ndjek shkollën e mesme.

Rudnikov tani është në pritje të një gjyqi në Moskë në burgun Lefortovo dhe nëse ai shpallet fajin, do të dënohet deri në 15 vjet burgim, derisa sipas ligjit për vendbanim atij mund t’i shkurtohet dënimi prej mbi 3.000 dollarë ose 400 orë punë të detyrueshme.

Tani që presidenti Donald Trump ‘ka shkrirë’ marrëdhëniet me Rusinë dhe po përgatit një takim me Vladimir Putin në Shtëpinë e Bardhë në 2019, rasti i Rudnikov mund të hapë një kapitull të ri konfuz në marrëdhëniet mes dy udhëheqësve.

Trump ka thënë për një kohë të gjatë se ai do të donte të “shoqërohej” me Putin, edhe pse vendet e tjera perëndimore po ftohin marrëdhëniet me Rusinë për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Në korrik, pak para se Departamenti amerikan i Drejtësisë të paraqiste një padi kundër dhjetëra oficerëve të inteligjencës ruse për përzierje në zgjedhjet presidenciale në 2016, Trump e quajti atë ‘gjueti të shtrigave’.

Kur ‘Newsweek’ kontaktoi Departamentin e Shtetit në Uashington, as ata, as Ambasada Amerikane në Moskë nuk komentuan nëse Rudnikov me të vërtetë banon në SHBA dhe nëse letra e paraqitur në gjykatë ishte e vërtetë dhe nëse oficerët i ofruan Moskës të dhënat e Rudnikov.

‘Newsweek’ mori një kopje të notës së supozuar diplomatike, por nuk mundi të verifikojë origjinalitetin në mënyrë të pavarur. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ekziston numri i kartave të gjelbra të listuara në dokument, megjithëse identiteti i pronarit është i mbrojtur.