13:22 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Puyol niset drejt Moskës (Foto)

Carles Puyol është nisur drejt Rusisë, për t’iu bashkuar Kombëtares së Spanjës.

30 minuta pasi Federata e Spanjës zyrtarizoi largimin e trajnerit, Julen Lopetegui, legjenda e Barcelonës ka publikuar një status në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Statusi i tij ka lënë të kuptohet se ai është nisur drejt Moskës.

Pas këtij postimi nisin edhe spekulimet se Puyol mund të jetë në stolin e Spanjës për ndeshjet e botërorit.

Kupa e Botës fillon nesër me ndeshjen Rusi – Arabi, kurse Spanja ndeshjen e parë e zhvillon të premten ndaj Portugalisë nga ora 21:00./IndeksOnline/