10:14 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pyeongchang: Para disa muaji kishte 62 qepje në fytyrë, tani fituesi i medaljes së artë (Video/Foto)

Snowbordisti i njohur amerikan, Shaun White ka fituar medaljen e artë Olimpike në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Ai arriti ta fitoj këtë medalje pas një aksidenti brutal që pati disa muaj më parë. Madje, White ishte në dyshim për këto lojëra, pasi në fytyrë kishte 62 qepje, transmeton IndeksOnline.

31 vjeçari i quajtur “Tomato Fluturues”, u bë snowborderi i parë që mban tre tituj olimpikë.

Ai mposhti adoleshentin nga Japonia, Ayumu Hirano.

“Jam i tronditur dhe i lumtur. Kam kaluar shumë keq deri sa erdha këtu. Pritja për rezultatin përfundimtar ishte e tmerrshme dhe e mahnitshme në të njëjtën kohë. E dija se bëra një udhëtim të mrekullueshëm dhe isha krenar për këtë”, ka thënë White./IndeksOnline/