15:54 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pyet vajza: I dashuri më do vetëm për seks, si t`ia bëj?

U divorcova nga burri për ta vazhduar lidhjen me të dashurin tim, sepse mendova se kjo është që na mundonte.

Seksi ishte briliant!!

Por, edhe pas dy vitesh, unë akoma pres që i dashuri të më telefonojë dhe ne takohemi vetëm një herë në javë, transmeton Indeksonline.

Kurrë nuk i kemi kaluar Krishlindjet bashkë apo ndonjë festë tjetër, dhe kurrë s`kemi qenë në ndonjë pushim së bashku.

Kur e pyes se kur do të ndryshojë kjo gjë, ai më thotë se i përshtatet situata në të cilën jemi.

Ndërkohë, ish-burri im është i lumtur me gruan e tij teksa unë akomapres për dikë që nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Ndjehem kaq e humbur …

Përgjigja e psikologes:

Ti po jep gjithçka deri sa ai thjeshtë po merr gjithçka gati. Ai tashmë ka qenë i sinqertë me ty duke të treguar se i përshtatet situata aktuale, por si përballesh me të, është krejtësisht situata jote, transmeton Indeksonline.

Fatkeqësisht nuk mund ta ndryshoh këtë gjë dhe nëse vazhdon ta takosh, vetëm do të lëndohesh edhe më shumë.

Ti tashmë je beqare dhe e meriton ta gjesh dikë që të do dhe të ka ty para gjithçkaje tjetër.

Tregoji të dashurit tënd se e ke pritur mjaftë. Nëse ai do që të vazhdojë me rrugën e njëjtë, atëherë ti duhet të largohesh nga ai. Duhet të gjesh miq të ri në mënyrë që të gjesh personin e duhur për ty./Indeksonline/