08:44 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Pyetja e madhe e fansave të Beyonce: Kush e kafshojë atë?! (Foto)

Beyonce ka rënë viktimë e një kolege/u të saj gjatë një feste të zhvilluar në New York.

Ngjarjen e ka zbuluar aktorja Tiffany Haddish, e cila gjatë një interviste me GQ, ka zbuluar se diva e muzikës ishte kafshuar në fytyrë gjatë një feste.

Por Tiffany nuk zbuloi emrin e personit që kishte bërë një gjë të tillë, duke bërë që fansat e këngëtares Beyonce të revoltohen dhe të kërkojnë të zbulojnë identitetin.

Fansat e Beyonce kanë filluar të përdorin hashtagun #WhoBitBeyonce për të zbuluar kështu personin përgjegjës.

Sipas “Metro” për këtë incident janë të dyshuara tre artiste: Sanaa Lathan, Lena Dunham dhe Jennifer Lawrence.

Por jo vetëm fansat, por edhe kolegët e artistes gjithashtu kanë kërkuar që të zbulohet identiteti i personit që ka bërë një veprim të tillë.

Në lidhje me këtë ngjarje diva e muzikës nuk ka reaguar ende.