17:32 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qeni që ushqen këlyshët e tigrit, luanit dhe hienës

Një qen femër i racës “Golden Retriever” është bërë nënë surrogate e këlyshëve të tigrit, luanit dhe hienës pasi që nënat e tyre refuzonin të i ushqenin.

Kjo nënë surrogate që banon në parkun e kafshëve të egra në Pekin, po ashtu ushqen edhe këlyshët e vet, transmeton Indeksonline.

Stafi i parkut tha se nuk është e rrallë që tigrat dhe luanët të rriten së bashku por të rriten pesë specie në një dhomë është e rrallë.

Nuk është hera e parë që një grup jo i zakontë formojnë një lidhje speciale në këtë park. Në të kaluarën një qen, një tigër dhe një luan kishin jetuar së bashku për pesë vite./Indeksonline/