12:22 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qentë endacak vërshojnë Vushtrrinë (Video)

Prania e qenve në pothuajse çdo pjesë të vendit vazhdon të jetë shqetësuese dhe kërcënuese për jetët e njerëzve.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video në redaksi nga e cila mund të vërehet prania e shtuar e qenve edhe në Vushtrri.

Sipas lexuesit në këtë pjesë të rrugës ka shumë kalimtarë ndërsa jeta e tyre po rrezikohet sa herë që shfaqen qentë tek “Ura e Sitnicës”./Indeksonline/