09:37 / E Diele, 14 Janar 2018

Qentë endacakë vërshojnë oborrin e QKUK-së (Foto)

Një grumbull i qenve endacakë lëviz vazhdimisht rreth klinikave të QKUK-së, në Prishtinë.

Ata po paraqesin rrezik jo vetëm për shëndetin e personave që trajtohen në QKUK, por edhe për punëtorët e klinikave dhe vizitorët të cilët hasin çdo ditë në ta, raporton Indeksonline.

Ndryshe, Qeveria të premten ka ndarë 1.3 milion euro për qentë endacakë.

Më poshtë gjeni pamjet: