12:40 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Qeveria ndan 500 mijë euro për AKI-në

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për ndarjen e mjeteve financiare për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe propozim-vendimin për projektin “Ngritja e monumentit kushtuar dëshmorit të Kombit, Arsim Jashari”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka folur për këtë propozim, duke njoftuar se për AKI-në do të ndahen 500 mijë euro, raporton Indeksonline.

“Në bazë të nevojave dhe kërkesave të AKI-së ndahet shuma prej 500 mijë euro. Mjetet merren nga Ministria e Financave, nga kategoria e subvencioneve”.

Ndërsa, për ngritjen e monumentit për dëshmorin Jashari, ministri Hamza tha se Komuna e Mitrovicës ka kërkuar 88 mijë e 500 euro. /Indeksonline/

 

Temat: