16:10 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Qeveria shfuqizon vendimin për pemët, perimet dhe për qumështin

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shfuqizimin e vendimit 02/57 të datës 17.07.2018 që obligon Doganën e Kosovës për zbatim të vendimeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve, perimeve dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnjë dhe Hercegovina.

Lidhur me këtë çështje sot gjatë ditës kishte reaguar edhe Oda Ekonomike e Kosovës.

“Vendimi për aplikimin e masës mbrojtëse për pemë dhe perime jo vetëm që ka çrregulluar tregun vendor, por ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në çmimin final të produkteve për kompanitë përpunuese dhe tregtare, lënda e parë e së cilave bie në kategorinë e produkteve të mbrojtura”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.