14:39 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Qeveria u përgjigjet zjarrfikësve, së shpejti definohet statusi juaj

Zjarrfikësit që nga mëngjesi janë duke protestuar para Qeverisë, të cilët kanë dal me disa kërkesa, drejtuar Qeverisë për përmbushje.

Ata madje  i kanë dërguar një letër me këto kërkesa edhe personalisht kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Përmes një njoftimi për media, Qeveria e Kosovës thotë se ka ndjekur me vëmendje protestën e zjarrfikësve të Kosovës dhe ka angazhuar përfaqësuesit e saj që të zgjidhur këtë çështje., transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tyre:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndjekur me vëmendje protestën e zjarrfikësve të Kosovës dhe ka angazhuar përfaqësuesit e saj që të sqarojnë për ta, vullnetin e Qeverisë për ta zgjidhur problemin e tyre.

Ju informojmë që për herë të parë në Kosovë, e iniciuar me kërkesën personale të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndërmarrë nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të tyre, përmes krijimit të koncept dokumentit, që më vonë do të bëhet edhe rregullore e punës dhe i cili do të përcaktojë qartë statusin e zjarrfikëseve në Kosovë.

Kjo rregullore do të përfshijë edhe shumicën e kërkesave që zjarrfikësit kanë, përmes komisionit i cili po punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Është e rëndësishme të njoftohet opinioni, por edhe zjarrfikësit, që një pjesë e kërkesave të tyre kanë të bëjnë me Komunat, nga të cilat menaxhohen dhe vetëm përmes nismës tonë, konfuziteti se kujt i takojnë në menaxhim dhe në paga, do të sqarohet, përmes ligjit.

Definimi i statusit të zjarrfikësve do të jetë zgjidhja e vetme dhe afatgjate për ta dhe këtë rrugë është duke e ndjekur Qeveria e Kosovës dhe për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e zjarrfikësve të Kosovës./Indeksonline/