Qeveritarët, prokurorët dhe gjyqtarët marrin pagat me rritje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministrat, zëvendës ministrat sot kanë marrë pagat. Ndryshe nga herave të kaluara këtë herë në llogaritë e tyre bankare ka pasur rritje të rrogave.
Lidhur me këtë, Indeksonline mëson se pagat me rritje i kanë marrë edhe sistemi i drejtësisë konkretisht prokurorët e gjykatësit.
Kështu, muaji qershor i këtij viti mund të konsiderohet si muaji i fatit për drejtuesit e Qeverisë së Kosovës. Pra, implikimi buxhetor për këtë vendim është mbi 8 milionë euro gjithnjë duke përfshirë edhe prokurorët e gjyqtarët.
Lajmin e kanë bërë të ditur edhe Ministria e Financave se pagat kanë dalur me rritje.
Ndryshe, ky vendim kishte shkuar në Kushtetuese dhe pas opinionit të kësaj gjykate se i njëjti nuk bie ndesh me Kushtetutën, ekzekutivi kishte rikthyer vendimin e shfyqizuar sa ishte në këtë gjykatë./Indeksonline/