11:29 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Qytetarë e policë maqedonas angazhohen në gjetjen e dy policëve të zhdukur (Foto)

Banorë të shumtë të zonës së Hanit të Elezit nuk kanë ndaluar pothuajse për asnjë moment së kërkuari për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u zhdukën prej mbrëmjes së të shtunës.

Forcave të kërkim-shpëtimit të Kosovës i janë bashkuar përpos kosovarëve edhe banorë të Maqedonisë.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes profilit në Facebook, të Hani të Elezit, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Forcave të Kërkimit Shpëtimit të Republikës së Kosovës si dhe Qytetarëve të Hanit të Elezit dhe të Kaçanikut, sot ju janë bashkangjitur edhe Forcat Policore të Maqedonisë si dhe qytetarë të Maqedonisë.

Ata po vazhdojnë në kërkimin e dy policëve të humbur që nga nata e 28 Prillit.

Shpresojmë në gjetjen e tyre sa më të shpejt!