23:22 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Qytetarët e Mitrovicës e “kallin” pas fitorës së Zvicres [Video]

Qytetarët e Mitrovicës kanë nisur festën pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin Rusia 2018.

Sipas disa video që një lexues i Indeksonline ka dërguar në redaksi shihet se qytetarët kanë dalur në rrugët e qytetit duke festuar në mënyra të ndryshme këtë fitore madhështore.

Por, gjatë festë sipas videos, në vend janë parë edhe njësiti i policisë duke e monitoruar këtë situatë.

Vlen të theksojmë se në këtë ndeshje shkëlqyen shqiptarët, kryesisht, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që shënuan dy gola pa dyshim ndër më të bukurit në këtë kampionat.

Ndryshe, Zvicra me këtë fitore arriti që ta eliminiojë Serbinë, ndërsa vet pothuajse është kualifikuar për në fazën tjetër.