22:35 / E Premte, 23 Shkurt 2018

Qytetarët i ‘zënë pritë’ Edi Ramës

Pas mbledhjes së radhës në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama është pritur me protestë nga një grup qytetarësh të cilëve u është hequr ndihma ekonomike.

Qytetarët i kanë kërkuar Ramës shpjegime për përjashtimin nga skema.

Nga ana tjetër, kryeministri u ka shpjeguar se skema e re u jep mundësi për një jetë më të mirë falë punësimit. Rama me pas është larguar për të vazhduar takimin e radhës.