12:48 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Qytetarët protestojnë, kërkojnë drejtësi për Almirin (Foto)

Disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke protestuar për zbardhjen e rastit të Almirit nga Maqedonia, i cili vdiq pasi u godit për vdekje nga një veturë, shkruan Indeksonline.

Qytetarët me anë të pankartave po kërkojnë drejtësi për rastet e montuara ndaj shqiptarëve, duke e theksuar këtu rastin”Kumanova” dhe atë të Almirit.

Përndryshe dje në Maqedoni dha dorëheqje ministri i drejtësisë, pikërisht për të njëjtin rast./Indeksonline/