14:57 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Rakiq takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për gjendjen në Kosovë

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq është takuar sot me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Kuocijem, për shkak të situatës aktuale të sigurisë pas vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq duke deklaruar se është e rëndësishme që të rritet bashkëpunimi i të gjithë strukturave të sigurisë të përfshira në hetim, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu sipas medieve serbe pas takimit është deklaruar se KFOR-i do të vazhdoj aktivitetet e saj të rregullta në veri, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë teksa Rakiq ka thënë se është vendimtare që të rritet bashkëpunimi i të gjitha strukturave të sigurisë që janë të përfshirë në hetimin dhe shkëmbimin e informacioneve çdo ditë, në mënyrë që të gjendet kryesi i  veprës sa më shpejtë që të jetë e mundur./Indeksonline/