12:24 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rama në Bruksel, fotografohet me Trumpin (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar dje në Bruksel, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, bashkë me shumë personalitete të njohura botërore.

Në mesin e tyre ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, transmeton Indeksonline.

Rama e ka zhvilluar një takim të shkurtër me Trumpin, për çka ka njoftuar në një postim në Facebook.

Ai ka publikuar foton me Trumpin të cilën e ka quajtur “Fotoja e ditës”, derisa të dy shfaqen të disponuar. /Indeksonline/