16:09 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Rama përkulet duke i folur, Trump nuk e shikon fare (Video)

Edi Rama ka takuar presidentin amerikan Donald Trump në samitin e NATO-s në Bruksel.

Pasi postoi një foto në Facebook duke shtrënguar duart me Trump, me dixhiturën “Photo of the Day”, kryeministri postoi në Instagram një video ku duket teksa i flet presidentit amerikan.

Trump është ulur në karrige ndërsa Rama i flet. Presidenti amerikan pohon lehtas me kokë në video. Në krah të Ramës është edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, që dëgjon bisedën mes dy liderëve.

Kujtojmë se Rama ka sulmuar disa herë Donald Trump kur ai ishte kandidati republikan për president të SHBA-ve.