13:40 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Ramiz Lladrovci parkohet në vend jo të duhur, Drenori i lë një letër në veturë (Video)

Ish kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka lënë një shënim në veturën e kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Sipas Drenorit, vetura e kryetarit të Drenasit është e parkuar në rrugë prandaj ai edhe ka bërë reagim ndaj tij, transmeton Indeksonline.

Në këtë letër Drenori ka shkruar:

“I nderuar kryetar, e kam parasysh që nuk keni pasur ombrellë dhe e keni parkuar veturën në vendparking që nuk lejohet. Por mos harroni që para qytetarëve po përçoni sinjal të keq. Me respekt, Xhaviti!”.

Më tej, ai ka bashkangjitur edhe videon, ku shihet duke lënë këtë letër./Indeksonline/