21:54 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Ramiz Lladrovci shtron iftar në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë komunal, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramzanit, ka shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas.

Ne iftar ka marrë pjesë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, mulla Valon Bequku me anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame, imam të xhamive dhe personalitete të tjera.

Lladrovci ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, për kontributin e tyre të dhënë për ruajtjen e tolerancës fetare në Drenas dhe ka ftuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas.

Me këtë rast, edhe mulla Valon Bequku ka falënderuar kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci për bashkëpunim që kanë dhe ka vlerësuar se falë këtij bashkëpunimi toleranca nder fetare në Drenas është ne nivelin e duhur./Indeksonline/