23:43 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Ramusa: Mos liberalizimi i vizave pengesë në avancimin e studentëve

Kryetari i Organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa ka kërkuar përgjegjësi ndaj politikanëve për mos liberalizimin e vizave, pasi që edhe në vitin 2018, studentët kosovarë janë të izoluar, dhe për këtë, sipas tij shkaku kryesor janë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët lëvizin të lirë, ndërsa populli dhe studentët janë të izoluar.

“Ne si student të Republikës së Kosovës, kërkojmë një rrugëzgjidhje për këtë, ngase për shkaqe procedurale studentët po mbesin mbrapa me zhvillimin dhe avancimin global duke u bllokuar nga ambasadat e huaja dhe nuk po mundin të prezantojnë dhe të marrim pjesë në konferenca, dhe seminare ndërkombëtare dhe kjo po na pengon direkt në avancim”, thotë Ramusa.