00:36 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj: Amerika shpëtimi jonë, unë i besoj Amerikës!

Pas prononcimit për Indeksonline ku dematoi refuzimin e vizitës nga SHBA-të, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook për këtë cështje.

Ai në statusin e tij ka thënë se po pret për vizë kur t’ia japin SHBA-të.

Ja postimi i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin.

I besoj Kosovës! I besoj Amerikës!

Jam ende në procedurë për vizë. \Indeksonline\