10:46 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Ranglista e FIFA-së, Kosova dhe Shqipëria fitojnë pozita

FIFA ka publikuar ranglistën e re të Kombëtarëve për muajin që lamë pas, shkruan indeksonline.

Kosova është ngjitur një pozitë, duke u renditur në pozitën 176 me 97 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër edhe Shqipëria është ngritur për një pozitë, duke u renditur në pozitën e 58 me 557 pikë.

Gjermania vazhdon kryesimin e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia.

I vetmi ndryshim në top 10 është Polonia që a fituar një pozicion. /IndeksOnline/