16:42 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Raportet bilaterale në mes Kosovës dhe ShBA -ve janë humane, strategjike, jetike…

Shkruan: Bahri M. Gashi

Duke qenë i përkushtuar në përmbushjen e këtij misioni, krijimit të një ambienti të ri qeverisës, dinamikë kualitative dhe qasje të re funksionale, në ofrimin e standarteve të ekspertizave pragmatike, duke e avancuar kontekstin e sigurisë nacionale me krijimin e Ushtrisë së Kosovës, forcimin e sigurisë publike, që nënkupton edhe përmbylljen e arkitekturës së sektorit të sigurisë.

 Qasja praktike në artikulimin e qështjeve “sensitive” të grumbulluara, që po paraqesin problem serioz me tendencë për izolim, do ti jipet fund së shpejti me “konsensus politik”, duke i hapur rrugë liberalizimit të vizave, duke vazhduar së punuari si domosdoshmëri për fuqizim të zbatimit dhe sundim të ligjit.

Kryeministri Haradinaj mbetet në adresimin e të gjitha qështjeve të hapura, i palëkundur në luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit; luftimin e të gjitha dukurive dhe fenomeneve të tjera negative që kanë privuar prej vitesh së paragjykuari shoqërinë, sidomos ekstermizmi me prirje devijuese – religjioze, që shpien në aktivitete të shpërfaqjes së radikalizmit dhe terrorizmit, duke provuar së cënuari rregullin juridik në shtetin tonë, duke u shëndrruar Kosova me të padrejtë në një vend të padëshiruar për investime të huaja.

Qeveria mbetet e përkushtuar në arritjen e këtyre synimeve nacionale për shtetin.

Orientimet qeveritare kundër papunësisë dhe prioritetet për rritje të përpshpejtuar të zhvillimit ekonomik së Kosovës, është top agjenda e qeverisë Haradinaj.

Zbatimi i ligjshmërisë në respektim të Tij është dhe mbetet kryedetyra zbatuese.

Qeveria Haradinaj është e zotuar dhe është shumë e fokusuar të përmbushë të gjitha nevojat dhe të drejtat qytetare, nismat dhe reformat në çdo sektor problemtaik, detyrimet me një qasje dhe dinamikë të re, si një nga parakushtet e BE-së për liberalizim të shpejt të vizave, në kohëreale, përmbushjen e MSA-së dhe ERA-n 2018, në përshpejtim e të gjitha aktiviteteve ndërsektoriale qeverisëse në rrugën statusit kandidat- 2019 drejt BE-së, përkatësisht Unionit Evropian, prespektivës së paalternativë euroatlantike si interes nacional e strategjik i shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Dilemat” e fundme lidhur me gjoja përkeqësimin e raporteve në mes partnerëve strategjik siq është ajo me ShBA-n dhe Kosovës, nuk përbjë korelaion bilateral shtetrorë mes shtetetsh.

Partneritieti i shtetit të Kosovës dhe ShBA-ve është përtej traktateve të zakonshme mes shteteve mike dhe parterëve strategjik.

Kryeministri Ramush Haradinaj është ndër të paktët lider në Ballkan që konotacionin e lirisë, shtetndërtimit, zhvillimin e demokracisë dhe aspektet e partneritetit dhe orientimit strategjik në mes ShBA -s dhe Kosovës e ka të skalitur, të vënë në themelet e lirisë e të shtetit, të palëkundur prej kohësh si një ngjizje humane të popullit liridashës të Kosovës.

As një e vetme arsyeje në ftohje të këtyre raporteve në mes Kryeministrit Haradinaj dhe ShBA-ve nuk ekziston. Kryeministri Ramush Haradinaj është personaliteti më serioz properëndimor dhe lideri më proamerikan në evropën juglindore dhe Ballkani perëndimor.