16:00 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Raportet e ”ftohta” mes Mourinhos dhe Pogbas u dëshmuan në stërvitjen e sotme

Jose Mourinho dhe Paul Pogba kanë shkëmbyer përshëndetje të ”ftohta” mes vete në seancën e sotme stërvitore pasi francezit iu kumtua lajmi se nuk do ta bartë shiritin e kapitenit.

Trajneri i Man Unitedit i mohoi zërat për një mosmarrëveshje ndërmjet dy palëve, por pamjet e kapura nga Sky Sports dëshmojnë të kundërtën.

Të martën, Pogba e shikoi Man Unitedin nga tribunat në ”Old Trafford”, por u largua para ekzekutimit të penalltive, që përfundoi me një fitore të Derby Countyt, transmeton IndeksOnline.

Fituesi i Kupës së Botës së fundmi ka kritikuar taktikat defanzive të Mourinhos, duke thënë se skuadra duhet të sulmojë, ”sulmojë dhe vetëm sulmojë”.

Raporteri i Sky Sports, James Cooper ishte i pranishëm sot në seancën stërvitore të Man Unitedit në mëngjes dhe tha se beson që raportet mes dyshes janë në krizë.

”Një gjë është e qartë tani, dhe kjo është një gjë që ka ndryshuar në 24 orët e fundit. Situata tani është edhe më publike”, tha Cooper./IndeksOnline/